75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Berisha, Ramës: Shkove në Kosovë ta heqësh qyrkun e tradhtarit!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur tendencioze vizitën e kryeministri, Edi Rama, në Republikën e Kosovës.

“Ai shkoi në Kosovë me qëllimin dhe shpresën e vetme që të mund të ndërrojë, te heq qyrkun e tradhtarit dhe ta veshë xhamadanin e shqiptarit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ne Kosove për te ndërruar qyrkun e tradhtarit me xhamadanin e shqiptarit!

Miq, Edvin Kristaq Zografi ne Kosove nuk shkoi per solidaritet me zotërinjtë Thaçi dhe Veseli, te akuzuar se fundmi pa vendim gjykate nga prokuroria e gjykatës speciale.

Ai shkoi ne Kosove me qëllimin dhe shpresen e vetme qe te mund te nderroje, te heq qyrkun e tradhetarit dhe te veshe xhamadanin e shqiptarit.

Por hipokritit dinak mundimi i shkoi kot. Vendin e xhamadanit te shqiptarit ia zuri antiplumbi i frikacakut, me te cilin mbushi lajmet e mediave me serioze te Kosoves.

Antiplumbi u be dhe çështje kryesore e vizitës se tij. Debati midis analisteve te Kosoves vazhdon.