14:43 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / S Z

Berisha: Sigurinë e Kosovës po e rrezikojnë politikat femijërore të kryeministrit dhe ministrit të dështuar

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha në një konferencë për media,  ka pohuar se siguria e vendit sot po rrezikohet nga politikat fëmijërore të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshem Xhelal Sveçla.

“Përderisa më 24 shtator është cenu rendi kushtetues i Republikës së Kosovës nga një shtet armik, siç është Serbia. Sot, sigurinë e Kosovës janë t’u e rreziku politikat feminore të një Kryeministri dhe Ministri të deshtum”, ka thënë Berisha.

Ndërsa ka kërkuar që me urgjencë të realizohen kërkesat e policëve, të cilët një ditë më parë protestuan para Qeverisë së Kosovës.

“Sot, nuk jam para jush me fol për koeficientin, por, jam dal këtu me kërku me urgjencë kërkesat për Policët e Kosovës, prej atij që është kadet e deri të njësia FIT, me u realizu menjëherë. Është e pakapshme për mendjen e një njeriu normal me dal i pari i Qeverisë dhe Ministri përgjegjës me thanë, që polici e ka rrogën 2000 euro, a e dini çfarë mashtrimi dhe rrene është kjo?! Kjo tendenca për me degradu argumentin e policit, është edhe ma e keqe se krejt mashtrimet që i kanë bo deri më sot. Ju po doni me thanë që policët po rrejnë, po doni me thanë që familjet e tyne kanë jetë me dinjitet dhe ata s’kanë nevojë për këto kërkesa, thjesht po doni me i lodh t’u u shty me ta, qysh po shtyni me neve. Por, kuptone policët nuk janë parti politike”, ka thënë Berisha.

Ndërsa ka folur dhe për punën e policëve dhe sakrificën e tyre.

“Po i drejtohem qytetarëve të Kosovës se njerëzit nuk e dinë qa nënkupton me i pas 8kg pajisje në shpinë, nuk e dinë sa shumë ushtrime e sa shumë përgatitje e sa shumë sakrificë duhet më bo, për me ushtru funksionin që janë tu e ushtru në veri. Nuk është FIT-i referent në komunë, por, është njësia që ju e livdojshi dhe e ka rrezikun më të madh, që e ka pas ndonjëherë. Policët, sot i ekspozohen rrezikut personal, se ju t’u dasht me marr merita ia zbulojshit identitetin e tyre në postimet e juaja ne Facebook.  Na nuk po dojmë me kthy Kuvendin e Kosovës, në një arenë, ku kënaqet armiku e ne bëhemi prrallë. Mos e bini punën me marr veprime politike në Kuvend për një çështje që duhet me pas konsensus.
Por, po kërkojmë që me urgjencë Qeveria me ndërvepru edhe me ia plotësu kërkesat policëve të cilat i meritojnë”, ka thënë Berisha.