75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Berlusconi dhe Galliani e nisin me humbje aventurën te skuadra e re

Të shtunën erdhi firma zyrtare e blerjes nga Fininvest SPA, firma që mban aksionet e familjes Berlusconi, pikërisht në ditën e datëlindjes së ish-presidentit të AC Milan, por sot erdhi edhe humbja e parë për skuadrën e tij të re, Monza, që në këtë mënyrë nuk është më në vendin e parë të Serie C, kategoria e tretë në Itali.

Në javën e katërt, skuadra e drejtuar nga Zaffaroni, u mposht 1-0 nga Ravena, pikërisht nën sytë e administratorit të deleguar Adriano Galliani, i cili ishte në tribunë në krah të Arrigo Sacchi, i ftuar në rolin e specialistit.

Në këtë mënyrë nis me humbje aventura e re në futboll e dyshes Galliani-Berlusconi, që në 30 vjet e bënë AC Milan klubin më të titulluar të planetit.