17:41 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Bersant Celina është OK, do të luajë kundër Norwich”

Trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter ka zbuluar të rejat e fundit para ndeshjes së rëndësishme këtë fundjavë.

Uellsianët do të përballen me Norwich Cityn në kuadër të Championship këtë fundjavë.

Dhe sipas Potter, Celina është i gatshëm për të luajtur në këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Bersant Celina

”Celina është mirë. Ai ka stërvitur dhe do të jetë OK për të luajtur”, tha Potter në mes të tjerash.

Përndryshe, Celina ishte i ftuar nga selektori, Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji – ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.

Por, për shkak të një lëndimi muskulor, ai nuk ia doli që të jetë pjesë e suksesit historik të Përfaqësueses, e cila e fitoi grupin 3 të Ligës A./IndeksOnline/

Bersant Celina