20:54 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tri goditje, dy në portë dhe dy pasime kyçe – Celina vazhdon shkëlqimin te Swansea

Bersant Celina ka luajtur në shumë pozicione këtë sezon, por ne tashmë jemi duke e parë potencialin e plotë të tij duke luajtur në pozicionin e preferuar – si mesfushor ofanziv, ”10-sh”, mbrapa sulmuesit qëndror.

Përforcimi kryesor i verës nga Swansea City, i blerë për 3 milionë funte nga Manchester City, 22-vjeçari kosovar ishte sjellur në klubin uellsian që ta mbulonte boshëllëkun e lënë nga Gylfi Sigurdsson.

Tifozët e Swanseat e shijojnë Celinën duke luajtur. Në javët e fundit, Celina ka pasur më shumë liri në mesfushë shkaku i lëndimeve, transmeton IndeksOnline.

Në fundjavë, ndaj Rotherhamit, Celina bëri një paraqitje mbresëlënëse, pavarsisht se skuadra e tij u mposhtë në ”New York Stadium”.

Sipas WhoScored, Celina ishte lojtari më i vlerësuar i Swansea Cityt në këtë humbje, dhe kjo s’është befasi pasi që ai po përmirësohet nga dita në ditë.

Me tri goditje, dy prej të cilave në portë, dy pasime kruciale dhe 68 prekje të topit, Celina ishte pjesë kruciale e sulmit të Swanseat./IndeksOnline/