13:44 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Statistikat impresive të Celinës kundër Blackburnit

Swansea City regjistroi mbrëmë fitore të rëndësishme kundër Blackburg Rovers në kuadër të javës së 14-t në Championship.

Si në ndeshjet e kaluara, edhe kësaj radhe, Bersant Celina u paraqitë nga minuta e parë për skuadrën nga uellsi.

Celina ishte autori i golit të tretë për Swansean në fitoren, 3-1, gol të cilin e shënoi në minutën e 85-të.

Përveç se shënoi një gol fantastik mbrëmë, ai bëri edhe një paraqitje impresive, duke u shpallur lojtari më i mirë i takimit.

Këto janë statistikat e sulmuesit kosovar kundër Blackburnit:

4/5 driblime të suksesshme

1 gol

35 pasime

5 pasime kruciale në fazën finale

7 duele të fituara

6 krosime

2 pasime të gjata

Përndryshe, Swansea e Celinës renditet në vendin e tetë në Championship me 20 pikë pas 14 xhirosh./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, playing a sport