16:00 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bes Kallaku feston ditëlindjen, Xhensila ka një urim të veçantë për të

Aktori i njohur shqiptar Bes Kallaku sot feston ditëlindjen, me ç’rast mbushë 34 vite.

Ai në këtë ditë speciale ka marrë edhe një urim special nga gruaja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, shkruan Indeksonline.

Ajo ka publikuar fotografi të Besit dhe të vajzës së tyre Ajkës, duke i uruar atij ditëlindjen me fjalët më të mira.

“Bekimi ynë, sa shumë e falënderoj Zotin për ty. Je fat për këdo që të ka pranë. Sot ti më shumë se kurr do dëshmosh, që me Zotin në krah dhe besimin tek ai, me thjeshtësinë dhe përulësinë, me zemrën e pastër që kurrë nuk lëndoi askënd, do tregosh që bëhen gjëra të mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz e pa shkelur mbi vlera morale. Edhe 100 krijimtari si kjo që do sjellësh sot. Unë dhe Ajka do jemi gjithmonë fanset që do të duam përjetë”, ka shkruar Xhensila Myrtezaj në dedikimin e saj për burrin. /Indeksonline/