Besa Famgas avancon në finale të Kupës së Kosovës, mposht Trepçën

Besa Famgas ka arritur në finale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë për të bërë vend në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll,.
Ndeshja u zhvillua në Istog, ku Besa Famgas e mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Trepçës me rezultat 34:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10 për pejanët.
Të shtunën, Besa Famgas takohet me Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës. Besa e ka fituar titullin e kampionit dhe synon edhe Kupën.
Egzon Gjuka shënoi 10 gola për Besën, ndërsa tetë i shënoi Arbios Mushkolaj. Te Trepça, Fitim Klinaku shënoi nëntë gola e Sali Maxhera shënoi katër gola.