75 Mall Live Search
22:53 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton titullin e shtatë rresht

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të martën Besa e Pejës e fitoi titullin për edicionin 2019\2020. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse kampione shpallet për herë të shtatë rresht.

Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 29:25. Ndeshja është luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e kishte fituar me rezultat shumë më bindës, 38:26. Me dy fitore, Besa Famgas fitoi titullin e kampionit.

Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.