17:35 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Besa në bisedime me katër trajner, njëri ndër ta edhe Bylbyl Sokoli

Klubi pejan, Fc Besa që këtë vit siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, pas vendimit të FFK-së për ndërprerjen e Ligës së Parë, është duke kërkuar trajner të ri.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe vet kryetari i klubit, Shemsedin Muhaxheri, i cili është shprehur se për momentin janë në bisedime me katër trajne, duke mos dashur të përmend emra  dhe shumë shpejt pritet të vendosin se cili do të zyrtarizohet si trajner i ri në klubin Pejan.

“Jemi në kontakte me disa trajner, mund të themi me katër. Së pari duhet ti sqarojmë gjërat me trajnerët aktual, e më pas do të vendosim për trajnerin e ri”, është shprehur Muhaxheri për IndeksOnline.

Ndërsa, burime të IndeksOnline brenda klubit të Besës mësojnë se një ndër trajnerët më të cilët është duke biseduar klubi pejan është edhe, Bylbyl Sokoli.

Sokoli momentalisht është pa skuadër, ndërsa herën e fundit ishte zyrtarizuar si trajner i Flamurtarit, ku nuk kishte udhëhequr asnjë ndeshje./IndeksOnline/