18:30 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Besim Dina e përkrah Mimoza Kusarin në garën për Gjakovë

Mimoza Kusari-Lila ka kandiduar për kryetare të Gjakovës nga radhët e VV-së.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor, ajo do të shkojë në balotazh me Ardian Gjinin e AAK-së, shkruan Indeksonline.

Shefja e GP-së, së VV-së ka marrë përkrahje të madhe nga fytyrat publike, ku së fundmi ndau një postim krahë moderatorit të njohur Besim Dina.

‘Të lumtur me përgjigjen për Besimin: #VetëmMimozaPërGjakovën❤️’, shkroi ajo në postimin e saj në ‘Facebook’ ku të dy gjakovarët u shfaqen me plotë energji dhe të gatshëm për raundin e dytë të zgjedhjeve./Indeksonline/