21:39 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Besnik Tahiri flet për decentralizimin para deputetëve të Jordanisë (Foto)

Besnik Tahiri Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI ka prezantuar sot para deputetëve jordanëzë praktikat ndërkombëtare të decentralizimit.

Ai ka folur për reformat në Jordani, posaçërisht për dy ligjet bazike të qeverisjes lokale.

Tahiri ka bërë me dije se në prezantim ka theksuar se decentralizimi i suksesshëm nuk mund të arrihet pa nivel qendror të fortë të Qeverisë.

Më poshtë gjeni komentin e plotë të Tahirit:

Sot, pata nderin të prezantoj para deputetëve të Parlamentit të Jordanisë konceptet dhe praktikat ndërkomëtare të decentralizimit. Theks të veçantë i japa procesit të reformave në Jordan sidomos ndryshimet që kanë ndodhur me dy ligjet bazike të qeverisjes lokale.

Gjatë prezantimit theksova se nuk ka mundësi të ketë decentralizim të suksesshëm pa nivel qendror të fortë që qeverisë mbi parime të qeverisjes së mirë. Duke folur për shtetet e Ballkanit Perendimor theksova se ky proces ngadal po kalonë nga decentralizimi politik në atë funksional. Është domosdoshmëri që në gjithë rajonin të ndodh një ri-shikim funksional i decentralizimit, i cili do të kryhej sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.

Sa i përket decentralizimit në Jordani theksova se për zhvillimin e qëndrueshëm është me rëndësi ndërtimi i kapacitetit institucional dhe ekonomik në 12 rajonet si dhe sistem i qëndrueshëm i decentralizuar të qe do të identifikonte kapaciteteve ekonomike të rajonit të caktuar. Andaj i gjithë procesi i zhvillimit duhet të jetë i balancuar dhe integruar për të mos krijuar rajone të fragmentuara. Në të kundërtën me shtresa të përjashtuara, rrugëtimi si vend dhe si shoqëri është tejet sfidues mos të themi i pamundshëm.

Në fund theksova se për të pasur një qeverisje lokale të fortë dhe efikase është e rëndësishme që një vëmendje e veçantë ti kushtohet planifikimit strategjik dhe zhvillimit ekonomik, kështu që në afat të gjatë vetëm ato rajone dhe komuna që mund të kenë planifikim strategjik dhe arrijnë të gjenerojnë zhvillim ekonomik lokal do të jenë në gjendje të ofrojnë gamë të gjerë të shërbimeve, dhe gjithashtu mund të përmirësojnë performancat e administratës së tyre dhe anasjelltas.
Ky angazhim në Jordani është në kuadër të angazhimit që kam me Institutin Demokratik Amerikan (NDI).