19:15 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Betim Halimi bën paraqitje të mirë, por mposhtet në derbin ukrainas

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Betim Halimi bëri një paraqitje të mirë në xhiron e 17-të të Premierligës së Ukrainës.

Skuadra e Halimit, Olimpik Donetsk pësoi disfatë në derbin ukrainas, ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat minimal 0 me 1, shkruan IndeksOnline.

Goli erdhi në minutën e 24-të, dhe u shënua nga Dodo. Në atë rast s’kishte çfarë të bënte portieri kosovar.

Në këtë takim, Halimi bëri 4 pritje dhe shpëtoi skuadrën e tij nga një humbje më e thellë.

Kujtojmë që skuadra ku luan Halimi është në pozitën e tetë në tabelë me 17 pikë./IndeksOnline/