18:13 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / C E

Betis i heq fitoren nga duart, Real Madrid merr një pikë në transfertë

Real Madrid nuk ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Betis, pasi skuadrat janë ndarë në barazimin 1-1.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola dhe pa ndonjë rast të rrezikshëm. Në të dytën, Bellingham ishte ai që shënoi një fantastik nga një kombinim perfekt me Brahim Diaz në minutën e 53’.

Festa nuk zgjat shumë, pasi Betis barazon shifrat me një perlë të Ruibal në minutën e 66’. Me këtë pikë të fituar, Real Madrid vazhdon të mbetet në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Girona.