11:39 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Betohen 11 deputetët e rinj

Janë betuar 11 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës pas rekomandimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Deputetët e rinj po i zëvendësojnë deputetët e deritashëm, të cilët janë bërë ministra në qeverinë Kurti, raporton IndeksOnline.

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Enver Haliti zëvendësoi Albin Kurtin, Alban Hyseni zëvendësoi Glauk Konjufcën, Arta Bajralija zëvendësoi Albulena Haxhiun, Fitim Haziri zëvendësoi Arben Vitia, Eman Rrahmani zëvendësoi Haki Abazin.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës: Hatim Baxhaku zëvendësoi Anton Qunin, Fidan Rekaliu zëvendësoi Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka zëvendësoi Avdullah Hotin, Besa Gaxherri zëvendësoi Hykemete Bajramin, Shkumbin Gashi zëvendësoi Besian Mustafën. Ndërsa subjekti politik Nova Demokratska Stranka, Zikreta Aliti zëvendësoi Emilija Redžepi./IndeksOnline/