22:51 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / MSH

Beyonce i uron ditëlindjen Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, festoi sot ditëlindjen e 31-të. Ajo ka marrë shumë urime, nga familja, miqtë dhe fansat, ku nuk ka munguar as ylli i muzikës, Beyonce.

Urimi i Beyonce për Orën, erdhi përmes web-faqes së saj personale beyonce.com.

“Urime ditëlindja Rita Ora”, thuhen në urim bashkangjitur me një fotografi nga fëmijëria e këngëtares.

Postimi fillimisht u shpërnda në InstaStory nga motra e saj Elena dhe më pas të njëjtën e ripostoi edhe Rita.