75 Mall Live Search
20:15 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / F.R

Bia pëson sulm paniku, tregon gjendjen që po kalon

Ish-banorja e BBVK dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Bia Khalifa, po kalon një periudhë mjaft stresuese së fundmi.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj dytësore në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një situatë të vështirë shëndetësore që ka përjetuar pikërisht gjatë ditës së sotme.

Siç shihet edhe në imazhin e publikuar, Bia ka postuar një foto nga një ambient që duket si klinikë apo spital, ku bien në sy shishet e infuzioneve mjekësore.

Krahas fotos, ajo ka zbuluar se ka pësuar një sulm paniku si pasojë e stresit të madh që po i shkakton humbja ose bllokimi i llogarisë së saj kryesore.

“Kam pasur një sulm paniku sot. Po luftoj që të kthej Instagramin tim sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo po bëhet mjaft stresuese për t’u menaxhuar, – ka shkruar ajo në anglisht në profilin e saj, duke shoqëruar tekstin me emoji të mërzitur dhe një zemër të thyer.

Menaxhimi i rrejteve sociale dhe humbja e qasjes në to shpesh kthehet në një makth për personazhet publike, e duket se për Bian kjo situatë ka kaluar çdo limit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në gjendjen e saj emocionale.