08:52 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Biden heq bustin e Churchill nga Zyra Ovale, nxit reagime

Çështja e bustit të Winston Churchill po vazhdon ende të jetë konfuze dhe e diskutueshme brenda Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Joe Biden e ka hequr atë nga Zyra Ovale pas katër vjet qëndrimi me roje gjatë pushtetit të paraardhësit të tij, i cili mendoi se ai dukej si kryeministër i kohës së luftës.

Një ridizajnim i Zyrës Ovale solli buste të reja: Udhëheqësi latin i të drejtave civile Cesar Chavez, Martin Luther King Jr., Robert F. Kennedy, Rosa Parks dhe Eleanor Roosevelt.

Në një epokë tjetër, i njëjti vendim shkaktoi protesta. Konservatorët amerikanë dhe madje disa politikanë britanikë deklaruan se ajo ishte një mospërfillje e madhe.

Mike Huckabee, ish-guvernatori i Arkansas, tha se kjo ndodhi për shkak se presidenti Barack Obama “ndoshta u rrit duke dëgjuar se britanikët ishin një bandë imperialistësh që persekutuan gjyshin e tij”.

Ndërsa, senatori Ted Cruz pretendoi se vendimi i dekorimit “paralajmëronte gjithçka që do të vinte në gjashtë vitet e ardhshme”.

Po ashtu, edhe tabloidët britanike shkruan se Chuchill u injorua. “The Sun” shkroi në titull “Shpërfillja e Churchill”.

“Joe Biden HEQ me tërbim bustin e heroit tw Boris Johnson, Winston Churchill, nga Zyra Ovale”, shkroi Daily Mail derisa “Mirror” tha se “ai s’është askund ku shihet”.