08:16 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / AR

Bie çmimi i Bitcoin pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Çmimi i Bitcoin-it, kriptovalutës më të vlefshme, ka rënë nën 35,000 dollarë, pasi u njoftua për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Vlera në këto momente është 34,969 dollarë, 8% më pak se dje në të njëjtën kohë.

Bitcoin ka rënë nën 40,000 dollarë fundjavën që lamë pas dhe po vazhdon të bie përderisa kriza në Ukrainë po intensifikohet.