13:51 / E Martë, 29 Gusht 2023 / LB

Bie faqja e FFK-së pas nisjes së shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Zvicër

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës është jashtë funksionit dhe kjo vjen vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit për shitjen e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian. EURO 2024.

Në mesditës e së martës, FFK bëri të ditur se ka nisur shitja e biletave online, por vetëm pak kohë pas njoftimit, faqja e FFK-së nuk është duke funksionuar.

Ndryshe, çmimet për biletat e ndeshjes Kosovë-Zvicër janë nga 5 deri në 80 euro.