22:52 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bie lopa në bunar, pamje kur e shpëtojnë zjarrfikësit në Bresalc

Një lopë e cila kishte rënë në një bunar të thellë ka bërë që të intervenojnë zjarrfikësit për ta shpëtuar.

Ekipi i zjarrfikësve në Gjilan ka intervenuar për të shpëtuar lopën e cila kishte rënë në një bunar në fshatin Bresalc, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në këto pamje të publikuara, zjarrfikësit me ndihmën e disa mjeteve, e nxjerrin atë nga gropa.