23:35 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Bie nga sistemi Instagrami

Instagrami ka pasur probleme për minuta të tëra duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këtë rrjet social.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Instagramit tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm” derisa ishte e pamundur shpërndarja e fotografive.