16:00 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bie numri me Covid-19 në Kosovë, mirëpo dyfishohet në Prishtinë!

181 raste me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës.

Numri më i madh i të prekurve me koronavirus është Prishtina, me 87 raste të reja. Ndërsa, dje në kryeqytet ishin 45 raste.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Indeksonline/

No photo description available.