14:40 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / B O

Bie Twitteri

Rrjeti social Twitter nuk po funksionon aktualisht. Problemet teknike filluan nga mesdita e sotme dhe mesazhi që shfaqet është “this page is down”.

Madje thuhet se një problem i tillë ka kohë të gjatë që nuk i ka ndodhur këtij rrjeti.

Problemet e fundit të Twitterit vijnë vetëm disa ditë pasi rrjeti social ngriti një padi kundër Elon Muskut, njeriu më i pasur në botë.

Musk po përpiqet të anulojë marrëveshjen e blerjes prej 44 miliardë dollarësh bazuar në pretendimet që Twitteri nuk ka arritur të plotësojë kërkesat për informacion mbi aktivitetin e boteve dhe spam-eve në platformë./Indeksonline/