14:34 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bien 18 metra thellë në pus, mbetet gjallë 11 vjeçari

Ky 11 vjeçar mund ta quan vërtetë vetën me fat. Ai u rrëzua poshtë një pusi, 18 metra thellë të martën, mirëpo arriti të mbes gjallë, shkruan Novosti, transmeton Indeksonline.

Kjo ngjarje ndodhi në ora 22:00, të martën në një lagje të Serbisë.

“Në një moment, kemi dëgjuar një ulërime të tmerrshme të një fëmijë dhe thërriste për ndihmë. Kur kemi dalë nga shtëpia, kemi parë që ai kishte rënë në pus dhe kemi lajmëruar zjarrfikësit të cilët për 5 minuta arritën në vendin e ngjarjes” ka thënë një i afërm i tyre.

Ky pus në të cilin kishte rënë 11 vjeçari kishte dal nga funksioni që nga viti 1980 i cili është mbuluar vetëm me disa dërrasa druri.
Pas kësaj ngjarje, pusi u mbuluar me një pllakë betoni./Indeksonline/