23:17 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëna ia mori “PlayStation”, 11-vjeçari vjedh makinën dhe i ikë policisë

Kjo është një ngjarje mjaft e trishtë dhe nuk është hera e parë që ndodh në këtë familje.

Një 11-vjecar mori disa lëndime të lehta pas një përplasje. Ai i vodhi nënës së tij makinën Dodge pasi u zemërua që ajo i mori “PlayStation” e tij.

Ky rast tingëllon mjaft i njohur, pasiqë djaloshi kishte bërë të njejtën gjë edhe vitin e kaluar.

Kjo është në fakt e treta herë që ky fëmijë vjedh makinën e prindërve të tij.

Historia thotë se fëmija ka një sërë çrregullimesh, përfshirë ADHD dhe diçka që quhet “çrregullim kundërshtues” /IndeksOnline/