20:20 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky është 11-vjeçari që humbi jetën sot në aksident trafiku

Dita e mërkurë doli të jetë dita e fundit e jetës për 11-vjeçarin nga Mitrovica.

Mësohet se Xhevat Jusufi, ishte nxënës në shkollën e Futbollit Lushta, e ishte pikërisht autobusi i klubit ai që i mori jetën atij. Plagët e rënda që kishte marrë, ishin të papërballueshme për të.

Rasti në fjalë po hetohet edhe nga organet e drejtësisë. Ndryshe, shumë klube kosovare bartin fëmijë me autobusë privatë, e një transport i tillë doli fatal për 11 vjeçarin në Mitrovicë./Indeksonline/