20:53 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bien temperaturat, IHMK jep parashikimin për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e diel do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IKMK njofton se vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.