13:02 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Bien Zvicra dhe Shqipëria, ngritet Kosova

Humbja e fundit nga Portugalia i ka kushtuar shumë Zvicrës, që tashmë ka rënë edhe më shumë në renditjen e FIFA-s, shkruan albinfo.ch.

Zvicra ndodhet në vendin e 11-të, duke rënë për katër pozita nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, dy humbjet radhazi me Spanjën dhe Italinë kanë bërë që Shqipëria të humbasë pesë vende në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin tetor.

Kuqezinjtë tashmë pozicionohen në vendin e 71-të.

Ka fituar një pozicion Kosova pavarësisht humbjeve ndaj Ukrainës dhe Islandës teksa renditet në vendin e 183-të.

Vazhdon të kryesojë Gjermania që lë pas Brazilin, Portugalinë, Argjentinën, Belgjikën e Poloninë.