18:56 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Big Mama-Fifit: Të du fort o nanush! (Foto)

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Big Mama duket që po i kushton rëndësi tej mase pamjes dhe trupit të saj, shkruan Indeksonline.

Ajo në një foto të fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’, në të zeza duket shumë bukur dhe me stil.

Po në këtë foto, ajo ka afër një person të dashur për të, të cilën e quan në formë hajgarje ‘nanush’.

Bëhet fjalë për këngëtarën e njohur, Fifi.

“Kur shoh kët vajz shoh veten time .Të du fort o nanushi @fifi_filloretaraci”, ka shkruar ajo./Indeksonline/