19:16 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bije mbështetja për Putinin në Rusi

Sipas një sondazhi të bërë në Rusi thuhet që mbështetja për presidentin Vladimir Putin ka rënë nën 60% për herë të parë që nga viti 2013.

Studimi i bërë nga qendra “Levada” tregon që nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani në Rusi, Putin do kishte 56%, transmeton Indeksonline.

Po ashtu në rezultatet e nxjerra, 61% e popullsisë besojnë që presidenti rus është përgjegjës për problemet e Rusisë.

Studimi është bërë me 1600 njerëz në 136 regjione të Rusisë.

Presidenti Vladimir Putin është president ose kryeministër i Rusisë që nga viti 1999./Indeksonline/