16:43 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

BIK-u shpall zgjedhjet për Myftiun e Kosovës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet zgjedhjen për Myftiun e Kosovës për mandatin e ri.

“Nesër, më 27 tetor, 2018, Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës voton për zgjedhjen e Myftiut të Kosovë për mandatin e ri 2018-2023.

Mbledhja mbahet në Sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK me fillim prej orës 12:00”, shkruhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe myftiu Naim Tërnava po pretendon t’a vazhdojë mandatin për herë të katërt. Ndërsa kundër kanditat i Tërnavës pritet të jetë Reshat Mexhidi, aktualisht zëvendës i myftiut të BIK-ut.

Vlen të theksohet se myftiu i Kosovës  udhëheq rreth 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar. /Indeksonline/