75 Mall Live Search
12:47 / E Hënë, 22 Mars 2021 / C E

Bild: Xabi Alonso do të jetë trajner i Gladbachut

Xabi Alonso do të jetë, në verë, trajneri i ri i Borussias së Monchengladbachut, si pasues i Marco Roset. Lajmi është dhënë nga gazeta gjermane “Bild”, që e bën thuajse të sigurt hedhjen e këtij hapi në karrierë nga ish-futbolisti ekipeve të mëdha si Liverpooli, Real Madridi dhe Bayerni i Mynihut. Aktualisht, 39-vjeçari është trajner i Real Sociedadit B, që militon në Segunda B, në Spanjë.

Po sipas “Bild”-it, edhe pse duket shumë pranë kalimit në Bundesligë, në një prej skuadrave më me emër në Gjermani, Xabi Alonso, nuk ka refuzuar ende ofertën e klubit bask për ta rinovuar kontratën.

Projekti është tërheqës për Xabin, i cili do të katapultohej nga liga inferiore në Spanjë në elitën e futbollit gjerman, në krye të një skuadre, që ka luajtur në Champions dhe tani garon për një vend në Europa League (renditet në vendin e 10-të).

Xabi Alonso po bën një punë të shkëlqyer te skuadra e dytë e Real Sociedadit, edhe pse nuk ka në dispozicion një nga brezat më të shkëlqyer. Roberto Olabe, drejtor i futbollit te Sociedadi ishte i qartë në deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e 39-vjeçarit.

“Ne do të dëshironim shumë që Xabi të vazhdonte me ne, do ta presim derisa ai të dëshirojë”.