11:49 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bill Gates “bie” nga froni, vendin ja zë një biznesmen

Sipas një studimi të më fundit të bërë nga “Bloomberg” pasuria e 500 njerëzve më të pasur në botë është rritur me 23%.

Bill Gates, themeluesi i “Microsoft” e ka kryesuar listën e njerëzve më të pasur me 84 miliardë dollarë, por në vitin 2017 vjen edhe e papritura.

Gates nuk është më në vendin e parë si njeriu më i pasur në botë, por këtë vend e ka zënë presidenti i shitjeve online të “Amazone” dhe “Washington Post” , Jeff Bezos.

Pasurisë së tij iu shtuan 34.4 miliardë $ në vitin 2017 dhe në total pasuria e Jeff kap shifrat prej 96.6 miliardë dollarë.