”Bindet” PSG: Neymar do të largohet për këtë çmim
Neymar dhe PSG kanë arritur marrëveshje, e cila do ta lejojë yllin brazilian të rikthehet në La Liga sezonin e ardhshëm për shumën e 200 milionë eurosh, gjithnjë sipas Beteve.
Televizioni publik pohon se Barça, e cila ka qenë e lidhur me rikthimin e lojtarit në ”Camp Nou” nga Parisi, ka qenë në bisedime tashmë.
Andre Cury, një negociator i Barcelonës, raportohet, se është takuar me Neymar Sr, babain e lojtarit, në Londër, javën e kaluar në lidhje me mundësinë e një transferimi eventual.
Derisa dëshira e yllit të Brazilit është rikthimi te Barcelona, atëherë shuma që duhet të paguar për të është 200 milionë euro.
Shpesh është raportuar se Neymar është i pakënaqur në Francë dhe Real Madridi, gjithashtu, ka qenë i lidhur me të, por tani Barça është destinacion favorit.
Real Madridi, përndryshe, e shihte Neymarin si zëvendësues ideal për Cristiano Ronaldon e larguar drejt Juventusit./IndeksOnline/