15:48 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Binjakët më identike në botë tregojnë se si mekaniku u bë i dashuri i tyre i përbashkët

Motrat Anna dhe Lucy DeCinque, të cilat njihen si binjaket më identike në botë, kanë zbuluar se ato e bëjnë me radhë që të flen me të dashurin e tyre të përbashkët.

Motrat 33 vjecare nga Perth i Australisë, zbulojnë gjithashtu se ato janë të pranishme edhe gjatë kohës që njëra është duke bërë dashuri me partnerin e tyre, Ben Byrne, me të cilin janë që tetë vite.

Motrat u shfaqn në episodin më të fundit të programit televiziv australian Hughesy, ku treguan për marrëdhënien e tyre me mekanikun, me të cilin filluan të takoheshin që në vitin 2012.

Motrat të cilat jetojnë me Ben dhe nënën e tyre thanë se ata flen në një shtrat më të madh se të zakonshmit.

Ato pranuan se janë të pranishme edhe gjatë kohës që mekaniku është duke bërë seks me njërën nga motrat.

Lucy shtoi: “Nuk ka xhelozi në marrëdhënien tonë, nëse Ben e puth Anën, ai më puth dhe mua”.

Anna tha: “Ben na pranoi neve, ai nuk e ka problem që ne vishemi njësojë dhe nuk na gjykon neve.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëra-tjetrën kur bëhet fjalë për atë. Pra ai merr dyfishin e dashurisë, dyfishin e vëmendjes”.

Motrat gjithashtu shprehën dëshirën e tyre për t’u martuar me të dashurin e tyre, megjithatë poligamia është e ndaluar sipas Aktit të Martesës në Australi që nga viti 1961./Indeksonline/