14:42 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / OSH

Birin e dëshmores e kujton ushtari amerikan, Eric Nowlen

Ushtari i NATO-s, Nowlen, në ‘Facebook’ e kujton Albanin si fëmijë, të cilit i kishte falur kapelën me mbishkrimin e emrit të tij, në vjeshtën e vitit 1999, sa qëndroi me mision në Kaçanik. – Ndjenja e ushtarit amerikan e shprehur ndaj meje, për mua është nder i madh, thotë Alban Muhaxheri, gazetar i Indeksonline.

———————————

Nga Agim Muhaxheri

No description available.

Ushtari amerikan, pjesëtari i NATO-s, Eric Nowlen, sot në “Facebook” e kujton Alban Muhaxherin, birin e pjesëtares së UÇK-së, dëshmores Mukadeze Muhaxheri.

E bën këtë në përvjetorin e 22-të të bombardimeve të NATO-s në ish- Jugosllavi.

No description available.

Miqtë e mirë nuk harrojnë…

Nowlen shpreh emocionin e tij për Albanin si fëmijë, sot gazetar i Indeksonline.

Ai nuk e kishte harruar shoqërimin me këtë bir të dëshmores, të cilit, gjatë misioni të tij në Kaçanik, i kishte falur kapelën e vet me mbishkrimin Nowlen.

No description available.

Ia fali kapelën e NATO-s në vjeshtën e 1999-tës.

No description available.

– Ndjenja e ushtarit amerikan e shprehur ndaj meje, për mua është nder i madh -, thotë Albani.

E ëma e Albanit, Mukadezja – Mukja, ra në mbrojtje të Kosovës, te Përroi i Rakocit në Kaçanik, më 9 prill 1999.

Ajo ishte gruaja ime, e cila la 4 fëmijë: Ilirikën, Donikën, Albanën dhe Albanin.

Gazetari Gunnar Johansson e fotoreporteri Rubban Andersson, në Shkup – te Xhamia e Jahja Pashës, bëjnë reportazhin për heroinën Mukadeze Muhaxherin të titulluar „Hans hustru Mordades av Serberna“, të publikuar në një faqe gazetë në „Expressen“ të Suedisë, më 15 prill 1999.

Shkrimtari Gani Xhafolli bën shkrimin fantastik për Albanin, që mbante kapelën e ushtarit amerikan Nowlen. Shkrimi i titulluar „Lotët mbi fletoren me kopertina blu“, i publikuar në gazetën „Rilindja“, faqen e fëmijëve, më 9 tetor 2001.

Faleminderit zotëri Nowlen për kujdesin që ke treguar ndaj birit tim !

Rrofsh !