18:08 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Biseda e Elez Blakajt me veteranët e pakënaqur

Ish- ushtar të shumtë kanë reaguar me tu publikuar lista e veteranëve të rrejshëm, nga shumë zona të vendit.

Ani pse dhanë kontribut të pamohueshëm, shumë nga ta sot gjetën emrin e tyre në listat e atyre që mashtruan dhe njëllosën luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj ka zhvilluar biseda të ndryshme me ish- ushtarë të UÇK-së, derisa kërkon që të ketë drejtësi në këtë proces, transmeton Indeksonline.

“Mos harro se njo 2mijë emra i kanë shtu tash. Kjo ndoshta me qellim me deskruditu procesin. Une uroje qe ti dhe secili veteran luftëtar mos te njolloset, sepse eshte e papranueshme”, ka thene Blakaj gjate bisedes me veteranin i cili shprehet i zgjenjyer.

Ndryshe, 46 mijë veteranë të UÇK-së morën pensione prej 170 euro, 20 mijë prej të cilëve thuhet të kenë qenë mashtrues, e që buxhetit të Kosovës i kushtuan 68.153.533.14 euro.

Lidhur me këto lista të publikuara së fundi ka reaguar edhe ish-prokurori Blakaj i cili specifikisht u morë me këtë hetim.

Blakaj ka deklaruar se listat të cilat janë publikuar nuk janë ato që ishin formuluar nga vetë ai pasi sipas tij janë 2 mijë emra të tjerë të cilët janë shtuar dhe se ky i fundit nuk jep llogari për këto lista të ndryshuara./Indeksonline/