16:50 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bitcoin mund të bjerë deri në 6,500 dollarë parashikojnë analistët

Bitcoin ra nën 7,000 dollarë ditën e Premte pas disa ditësh nën presion për të qëndruar mbi nivelin e mbështetjes.

Bitcoin ra nën 7,000 dollarë ditën e Premte pas disa ditësh nën presion për të qëndruar mbi nivelin e mbështetjes.

Të dhënat e CoinMarketCap në këto momente që shkruajmë tregojnë një rënie drejt 7,000 dollarëve, konkretisht 7,087 dollarë duke eliminuar tërë rritjen nga 7,293 në 10,350 dollarë gjatë Tetorit.

Analistët e kanë parashikuar prej kohësh një lëvizje të tillë dhe bitcoin ra në nivelin më të ulët që prej 6 muajsh pasi Banka Qendrore Kineze nisi një fushatë kundër kriptomonedhave ditën e Premte.

Jo më larg se një muaj më parë presidenti i Kinës Xi Jinping foli për potencialin e teknologjisë blockchain dhe rritjen që mund të sjellë në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Ethereum, XRP, dhe Bitcoin Cash panë të gjithë rënie mes 5 deri në 15%. Që nga fillimi i vitit bitcoin u rrit nga 4,000 dollarë në Janar në mbi 13,000 dollarë në Tetor.

Zhvillimet e fundit pozitive në hapësirën e kriptomonedhave krijuan shpresë tek investitorët ndërsa Kina dhe Evropa mbështetën idenë e shfrytëzimit të teknologjisë blockchain.