11:54 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / B O

Bitcoini bie ndjeshëm

Kriptomonedha më e njohur, Bitcoin regjistroi humbje të mëdha sot. Vetëm disa ditë pasi u kthye në vlerat mbi 50,000 dollarë, në orët e para të mëngjesit Bitcoin ka pësuar rënie.

Në orën 3:28 ET, bitcoin u fundos 4.17 për qind dhe u tregtua në 46.944 dollarë për një “monedhë”, ndërsa iter u dobësua me 4.08 për qind në 3.100 dollarë.

Organi rregullator financiar i Britanisë së Madhe njoftoi më herët se arsyeja e ndalimit të tregjeve Bynes në atë vend është pasojë e faktit se produktet financiare të asaj kompanie përfaqësojnë një rrezik për përdoruesit./Indeksonline/