75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

BitFlyer, i vetmi shkëmbim i monedhës në botë merr licencë për shkëmbimin e Bitcoin në Evropë

BitFlyer, shkëmbimi më i madh i Bitcoin-it në botë, ka dhënë dritën e gjelbër për një nisje evropiane.

Firma me bazë në Tokio ka marrë një licencë nga instituti i pagesave për Bashkimin Evropian, duke u bazuar në miratimin e tij rregullator në SHBA dhe Japoni.

BitFlyer, trajton rreth një të katërtën e vëllimeve të shkëmbimit të Bitcoin-it në glob, me më shumë se 250 miliardë dollarë vlerë, sipas platformës së Bitcoin-it në vitin e kaluar.

Përkundër histerisë që rrethon monedhën virtuale, Bitcoin ka duruar një udhëtim të ndezur që nga fundi i vitit 2017.

Ajo ka pësuar rënie nga nivelet e dhjetorit afërisht prej 20 mijë dollarësh në 10 mijë e 624 dollarë më 22 janar,sipas të dhënave të Coindesk, The Indepedent,transmeton Indeksonline.

Yuzo Kano, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i BitFlyer, tha se kur ka ngritur BitFlyer në 2014, e ka bërë këtë me ambicie globale dhe besimin se statusi rregullator i miratuar është thelbësor  për të ardhmen afatgjate të Bitco-in dhe industrisë së monedhës virtuale.

“Jam krenar që kemi shkëmbim të monedhës në botë, ky status rregullator i dëshiruar u jep klientëve tanë, kompanisë dhe industrisë së parasë virtuale në tërësi një pamje shumë pozitive në të ardhmen”, ka thënë ai.

BitFlyer është i vetmi shkëmbim i licencuar në Evropë dhe mund t’u japë tregtarëve akses në tregun më të madh tregtar të Bitcoin në Japoni.

Është thënë se rreth 10 miliardë euro Bitcoin tregtohen në mbarë botën në muaj, duke u bërë euro, tregu i tretë më i madh i Bitcoin-it pas jen japonez dhe dollarit amerikan.

Shkëmbimi mori licensën e vet evropiane ‘PI’ nga rregullatori i Luksenburgut, Komisioni i Mbikëqyrjes së Sektorit Financiar.

Bundestaku i Gjermanisë ndërkohë u ka bërë thirrje për rregullimin global të Bitcoin-it, ndërsa ministri i financave të Francës, kërkon rregulla më të ashpra për kriptocuritë.

Ndërkohë, miliarderi i SHBA-së, Warren Buffett ka përjashtuar gjithashtu një “shpërthim” duke paralajmëruar se Bitcoin, do të përfundojë keq./Indesonline/