18:00 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo është vlera momentale e Bitcoin-it

Çmimi i bitcoin vazhdoi të bie edhe këtë martë, pasi ra sërish për 7% në 4,387 dollarë, duke shkuar gati 30% humbjet e saj gjatë javës së kaluar.

Të hënen bitcoin kishte shënuar për herë të parë një vlerë nën 5,000 dollarë, pas 13 muajve. Tani është në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar.

Gjithashtu edhe kriptovalutat tjera kanë rënë në ditët e kaluara.

“Gjakderdhja e kriptovalutave vazhdon”, tha Neil ëilson, analisti kryesor i tregut në Markets.com.

“Gjërat sic duket vetëm po përkeqësohen. Ku është nxitja për t’i blerë më? Sic duket po ju vie fundi” tha ai.

Megjithatë, vlen të theksohet që bankat qendrore kanë filluar të diskutojnë idenë e lëshimit të monedhave të tyre dixhitale, pasi paraja është përdorur më pak dhe është zhdukur pothuajse në disa vende, si Suedia dhe Kina. /IndeksOnline/

Temat: