10:34 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Bixhoz në Vushtrri e Skenderaj, policia realizon kontrolle

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme, në orët e mbrëmjes të datës 13.05.2021, kanë realizuar një kontroll në një lokal në Vushtrri.

Gjithashtu një kontroll tjetër për këtë veprimtari të kundërligjshme është realizuar edhe në Skenderaj.

Sipas policisë, gjatë kontrollit, në lokalin në Vushtrri janë gjetur gjashtë(6) aparate të lojërave të fatit, dy (2) monitorë, dhe një shtëpizë kompjuteri. Në Skenderaj janë gjetur katër (4) aparate të lojërave të fatit, një(1) lap-top, një(1) hard disk, një(1) monitor, tre (3) UPS dhe një TV. Të gjitha gjësendet e gjetura, janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme.

“Për veprimtarinë e dyshuar dhe pajisjet e gjetura, hetuesit në Vushtrri kanë arrestuar personin e dyshuar A.Rr., 32 vjeçar, ndërsa në Skenderaj është arrestuar personi i dyshuar F.H., 33 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e policisë. 

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i shtetit, ku pas procedurës së intervistimit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për realizimin e kontrolleve ka pasur urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.