17:43 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bizneset në Skënderaj mbledhin 57 mijë euro për Shqipërinë, 5 mijë ndahen për familjen Abazi në Gjilan

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në “facebook”, ka njoftuar se bizneset në këtë komunë kanë mbledhur 57 mijë e 800 euro, si ndihma për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Nga këto mjete të mbledhura financiare, 5 mijë euro sipas Jasharit, do të ndahen për familjen Abazi, të cilët humbën dy djemtë e dyre nga tragjedia në Shqipëri, Shemsedin dhe Isa Abazin.

Postimi i plotë