09:54 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / C E

Blend Baftiu fiton “Këpucën e Artë” të Superligës

Futbollistët e rinj kanë shkëlqyer këtë sezon në Superligë falë edhe besimit që iu është dhënë nga trajnerët në skuadrat e tyre.

Një prej tyre ka qenë edhe Blend Baftiu që e ka udhëhequr Ballkanin në luftën për titullin kampion, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi 22 vjeçar e ka përmbyllur sezonin me 19 gola të realizuar duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë këtë vit në Superligë.

Baftiu mbrapa ka lënë me një gol më pakë një futbollist tjetër të ri.

Arb Manaj i Trepça ’89 është përcjellësi i parë me 18 gola të shënuar duke bërë një sezon shumë të mirë, duke pasur parasysh faktin që skuadra e tij luftoi për mbijetesë.

Kastriot Rexha (Feronikeli dhe Drita) dhe Ahmed Januzi (Prishtina) ndajnë vendin 3 dhe 4 me nga 13 fola të shënuar. /IndeksOnline/