23:57 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Blerina po duket bukur, por çfarë të reje po sjellë me këtë foto?

Blerina Kllokoqi-Rugova është një ndër dizajneret më të njohura shqiptare.

Me kreativitetin e saj, ajo arrin që të kërkohet nga artistë të ndryshëm, madje edhe jashtë kufjive, shkruan Indeksonline.

Por ajo nuk është e suksesshme vetëm në fushën e dizajnit, pasi së fundmi e kemi parë të angazhuar edhe si aktore në serialin “O Sa Mirë”.

Në paraqitjen e saj të fundit në Instagram, Blerina shihet në formën më të mirë dhe një dukje të freskët.

“Heee diçka po vjen”, ka qenë paralajmërimi i saj.

Se çfarë do të sjellë Blerina, mbetet të shihet në vazhdim! /Indeksonline/