16:18 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Blerta Deliu “godet” opoziten, s’i votuan dy marrëveshje të rëndësishme për Kosovën

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka akuzuar opozitën për mosvotimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare të rëndësishme për Kosovën.

Sipas Deliut, ata sot pamundësuan çasjen qytetare në programet e BE së në vlerë 48 milionë euro, si dhe 187 milion euro fonde nga programi “Evropa për qytetarët”.

“E dhimbshme se si deputetët sot i’u shmangën përgjegjësisë që e kanë, duke qëndruar në sallë pa votuar projektligjet që kanë interes kryesor qytetarin e Republikës së Kosovës.

Dy Marrëveshje ndërkombëtare të cilat në Komisionin për Integrime u votuan nga të gjitha grupimet politike, dështuan që të miratohen në seancën e plenare, për shkak të logjikës së inateve të deputetëve të cilët gojën e kanë plotë institucionalizëm dhe traditë institucionale e politike.

Të njejtët sot me mospjesëmarrjen në votim pamundësuan çasjen qytetare në programet e BE së në vlerë 48 milionë euro, si dhe 187 milion euro fonde nga programi “Evropa për qytetarët”, që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus kanë autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarët e këtij vendi” ka thënë Deliu./Indeksonline/

Temat: