Bleu 27 bileta për të afërmit që ta shikojnë duke luajtur, por Pep ia ”prishi” planet
Oleksandr Zinchenko duhej të ishte i kënaqur kur Manchester City ishte renditur në short për t’u përballur me ish-skuadrën e tij, Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve të Champions Leagues.
Kjo ishte një mundësi për 21-vjeçarin që të rikthehej në vendlindjen e tij, Ukrainë dhe ai donte të luante para miqëve dhe familjes së tij, teksa bleu 27 bileta për të afërmit e tij për ndeshjen e djeshme.
Por, mund ta imagjinojmë zhgënjimin e tij kur trajneri, Pep Guardiola nuk e ftoi atë për ndeshjen e grupit F në ”Metalist Stadium”, transmeton IndeksOnline.
Pozita e tij natyrale është në sulm, megjithatë Zinchenko konsiderohet edhe si opsion i duhur për krahun e majtë të mbrojtjes.
Lëndimet e Benjamin Mendyt i dhanë mundësinë talentit ukrainas që ta shfaqte talentin e tij në formacionin startues.
Zinchenko madje ishte prezent në konferencën për shtyp para ndeshjes përkrah trajnerit, Pep Guardiola të hënën.
Megjithatë, edhe pa të, Man City regjistroi fitore bindëse, 3-0 ndaj Shakhtarit në Donetsk./IndeksOnline/