12:27 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Blick-i zviceran shkruan për idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës

Javë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç hodhën idenë për ndryshimin e vijave territoriale ndërmjet dy shteteve. Gazeta më e madhe në Zvicër, “Blick”, ka shkruar një artikull lidhur me këtë çështje, transmeton Indeksonline.

“Disa javë më parë u diskutua për shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Një pjesë në veri të Kosovës të shkëmbehet kundër një zone serbe ku jetojnë kryesisht kosovarët. Planet për ndryshim kufijsh u përcollën me pakënaqësi,” thuhet në këtë artikull.

Ky medium shkruan se pritet që së shpejti udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të nënshkruajnë një protokoll që riafirmon qëllimin e tyre për të përmirësuar integrimin ekonomik dhe koordinimin në rajon, thuhet tutje në këtë shkrim. /Indeksonline/