75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Blick” për paradën në Prishtinë: Përkundër se shumica e popullsisë është myslimane, ata ngrenë zërin e tyre

Për shkak se shumica e popullsisë së Kosovës është myslimane, homoseksualët nuk e kanë gjithmonë të lehtë. Megjithatë, ata ngrenë zërin e tyre. Kështu fillon artikulli i të përditshmes zvicerane, “Blick”.

Pjesëtarët e komunitetit LGBT demonstruan për herë të dytë në një paradë të madhe për të drejtat e tyre në Prishtinë.
Pjesëmarrësit kërkuan më shumë liri dhe të drejta të barabarta, tundnin flamujt e ylberit dhe mbanin një flamur me mbishkrimin «Në emër të lirisë».

Ndryshe nga para e parë vitin e kaluar, në këtë që u mbajt të mërkuren munguan politikanët e mëdhenj – me përjashtim të ministres për Integrime Evropiane, shkruan Blick. Poashtu, morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.

Popullsia e Kosovës është kryesisht muslimane. Dashuria e seksit të njejtë shpesh ndesh në një refuzim të ashpër. Një forcë e madhe policore u përdor për të mbrojtur demonstruesit, shkruan tutje Blick. /IndeksOnline/